Në Zvicër, më pak se 1% (0,5 deri 0,8%; BASS 2004; Osiek & Bondolfi 1999) e popullatës vuajnë nga varësia nga kumari apo nga sjellje patologjike apo të tepruara të kumarit. Pak më shumë se 1% e pranojnë vetë se i përkasin profilit të një lojtari problematik të kumarit. Sipas vlerësimeve të tjera, 7% e lojtarëve të kazinove kanë varësi nga kumari. Ofrimi i parave dhe lojërat e kumarit bazohen mbi varësinë nga kumari. Varësia nga kumari karakterizohet fillimisht nga karakteristikat e mëposhtme:
Shqetësimet financiare nga kumari
- vonesa në pagimin e faturave
- borxhet
- falimenti
- paratë e shtëpisë luhen në kumar
- marrje borxhi për të luajtur kumar
Probleme në familje për shkak të kumarit
- mungesë e shpeshtë nga shtëpia
- neglizhencë kundrejt partnerëve dhe fëmijëve
- mosmarrëveshje në familje
- ndarje ose divorc
Varësia nga kumari mund të shfaqet dhe përmes problemeve në vendin e punës (mungesa, shpërdorim i fondeve të kompanisë) ose përmes çrregullimeve mendore (pagjumësi, stres, ankth, depresion), si dhe përmes veprimeve të paligjshme (përvetësim i fondeve, kundërvajtje penale).
Vetëtestimi
A keni problem me kumarin? Ky test mund t’ju ndihmojë të gjeni përgjigjen ndaj pyetjes.
Vetëtestimi