up icon
plus icon
coinImage

Koncepti shoqëror

Raportimi i vrojtimeve

Ofertat për ndihmë

Kumari i tepruar përbën sëmundje

Kumari është një kalim kohe, një lojë, një mënyrë për të kaluar disa orë të këndshme. Për disa njerëz ama, kumari e humbet këtë vlerë argëtuese me kalimin e kohës. Bëhet një problem që i qasen me seriozitet të tepërt, që u ha shumë kohë dhe për të cilin dhe shpenzojnë para që ishin destinuar për qëllime të tjera.

Ligji për lojërat me para dhe në veçanti rregullorja për kazinotë i detyrojnë kazinotë të marrin masa kundër këtij problemi. Masat e kazinove përmblidhen nën termin “koncepti shoqëror”.

Parandalimi i lojës së tepruar

Kazinoja u jep vizitorëve të vet informacion për kumarin e tepruar dhe organizon takime të rregullta me vizitorët e rregullt për t’i inkurajuar të zbatojnë shprehi kumari që u parandalojnë teprimet: paracaktim të shumës së parave që mund të shpenzohen, largimin menjëherë pas fitores, ndërprerjen e lojës, lënien e kartave të kreditit në shtëpi.

Në çdo kazino ka një specialist për këto probleme: përgjegjësi për konceptin shoqëror dhe ndihmësi i tij.

Dallimi i shenjave të para

Kumari i tepërt është i dukshëm mes lojtarëve të shpeshtë, vizitat e të cilëve zgjasin për disa orë.

Është gjithashtu i dukshëm mes vizitorëve që besojnë se mund të fitojnë para nga kumari dhe mes atyre që vazhdojnë të luajnë për të “rikuperuar” paratë që kanë humbur.

Është gjithashtu i dukshëm mes lojtarëve që kanë filluar tanimë të neglizhojnë dhe pamjen e tyre të jashtme.

Raportimi i vrojtimeve

Nëse vini re një lojtar që ka karakteristikat e mësipërme, ju lutemi të kontaktoni me përgjegjësit tanë.

Përgjegjësi i konceptit shoqëror dhe ndihmësi i tij janë në dispozicionin tuaj si persona kontakti.

«Raportim» do të thotë të informohet përgjegjësi në detyrë për vrojtimet. Ky i fundit merr në vijim masat e nevojshme.

Çfarë ndodh pasi raportohet një person.

Komunikim juaj do të shqyrtohet me kujdes në harkun e pak ditëve në vijim në interesin e parandalimit nga personat përgjegjës për konceptin shoqëror që të parandalohen problemet e mundshme që në krye të herës.