Për argëtim = pa asnjë rrezik!
0-2
Ju vini për t’u argëtuar, për të kaluar pak kohë vetëm ose me shokët. Veprimet tuaja gjatë lojës nuk ju shkaktojnë probleme financiare, mendore apo profesionale apo në familje. Ju vini për të luajtur një shumë të caktuar që nuk e tejkaloni kurrë në rast se humbni. Ju vini për një periudhë që caktuar kohe dhe nuk qëndroni më gjatë. Ju e dini se afatgjatë është në fakt kazinoja ajo që del e fituar. Kjo ndodh për shkak të raportit të fitimeve, d.m.th. përqindja që u paguhet lojtarëve afatgjatë është midis 80 dhe 97,5%. Ju e dini gjithashtu se nëse fitoni një seri të shkurtër do të largoheni nga kazinoja me më shumë para se ç’kishit në fillim. Nga fitime mund të nxirrni një ushqim të mirë në ndonjë restorant ose t’i përdorni paratë për diçka që nuk ka lidhje me kumarin. Ju e keni të qartë se fitimi përfundimtar kundër kazinosë është thjesht iluzion.
Vazhdoni kështu!
Lojtari i rrezikut = Kujdes!
3-4
Jeni duke luajtur në kumar më shumë se ç’mund të përballoni. Faturat tuaja janë me një deri në tre muaj mbrapa. Ju doni gjithnjë të rikuperoni humbjet dhe gradualisht hyni në vështirësi financiare. Loja ju bëhet stres dhe nuk është më argëtuese. Numri i vizitave në kazino ka kapur qiellin dhe ju qëndroni më gjatë se zakonisht, si dhe i drejtoheni bankomatit më shumë se një herë. Jeni duke neglizhuar gjithnjë e më shumë familjen dhe shoqërinë tuaj. Nuk ju pëlqen të flisni me fqinjët për vështirësitë tuaja në rritje dhe acaroheni lehtë. Ju besoni se keni gjetur një sistem të sigurt për të fituar kundër kazinosë. Ditën në vijim i humbët dhe fitimet nga dita e kaluar. Na lejoni t’ju këshillojnë për konceptin shoqëror.
Sistemi ynë parandalues mund t’ju ndihmojë!
Lojtarët patologjikë apo kompulsivë të kumarit
5-10
Sapo ju bien në dorë para, shkoni në kazino, rrini atje për shumë kohë, mbërrini përpara orarit të hapjes apo dhe e keni të vështirë të largoheni prej atje. Ju luani për të rikuperuar humbjet, për të shlyer borxhet ose për t’ju larguar realitetit. Loja vetë ju frikëson, ju streson dhe ju depresionon. Sado inteligjent dhe të vetëdijshëm të jeni – siç mendoni – për veprimet tuaja, sjellja “e kujdesshme” në kumar thjesht ju është bërë e pamundur. Situata juaj ju shpie në humbjen e kontrollit të lojës. Zhurmat, dritat, atmosfera e kazinosë ju ndjek edhe në jetën tuaj private. U gënjeni familjarëve, kaloni në izolim shoqëror, zhvilloni plane të mbrapshta se si të nxirrni para për të luajtur. Fitimet i humbni sërish menjëherë në kumar.
Aplikoni për përjashtim nga kazinotë!
Vetëtestimi
A keni problem me kumarin? Ky test mund t’ju ndihmojë të gjeni përgjigjen ndaj pyetjes.
Vetëtestimi