SOS varësia nga kumari
0800 040 080

Çfarë mund të bëjnë të afërmit?

Kujdesuni së pari dhe mbi të gjitha për veten!

Çfarë mund të bëjnë të afërmit?

Kujdesuni së pari dhe mbi të gjitha për veten!

Në këtë pikë duam t’ju japim disa rekomandime. Këto mund të jenë lehtësuese për ju si familjar i një personi me varësi nga kumari me probleme dhe pyetje të përsëritura të jetës së përditshme.

Kujdesuni së pari dhe mbi të gjitha për veten

Mendoni për veten veçanërisht kur problemet e shkaktuara nga varësia nga kumari ju përcaktojnë jetën e përditshme. Bëni gjëra që janë argëtuese dhe planifikoni kohë të mjaftueshme për to.

Ruani miqësinë dhe kontaktet

Si familjar i një personi me varësi nga kumari, jini sa më të hapur të jetë e mundur për situatën tuaj. Flisni me njerëzit të cilëve u keni besim për shqetësimet dhe nevojat tuaja.

Perceptojini problemet me kumarin si të tilla

Zvogëlimi dhe mohimi i problemeve me kumarin vetëm sa e nxit më tej varësinë nga kumari.

Kuptoni se nuk e keni ju fajin për varësinë e familjarit tuaj nga kumari

Çdo vendim për të vazhduar së luajturi kumar bëhet në fund të vetë lojës.

Mos kërcënoni me pasoja që nuk mund t’i zbatoni

Kur ballafaqoheni me një person të varur nga kumari, përmendni vetëm masat që keni mundësi dhe doni të zbatoni.

Mos e mbingarkoni me akuza personin e varur nga kumari. Flisni për shqetësimet dhe merakun tuaj në një çast kur e keni të mundur të jeni vetë i qetë. Mund dhe t’i tregoni personit të varur nga kumari mënyrat e ndryshme të ndihmës. Nëse personi sinjalizon dëshirë për ta pranuar ndihmën për t’i dhënë zgjidhje varësisë nga kumari, mund t’i ofroni ta shoqëroni në vizitat në qendrën e konsulencës ose në grupin e ndihmës.


Informohuni më tej për varësinë nga kumari

Merrni këshillë profesionale në një qendër konsulence..

Flisni me fëmijët tuaj me delikatesë dhe hapur për problemin tuaj. Fëmijët e prindërve me varësi e marrin shpesh përsipër fajin për problemet në familje.

Situata me paratë dhe borxhet

Mos u jepni para borxh personave të varur nga kumari.

Mos merrni përsipër borxhet dhe garancitë, mos paguani për faturat. Mos ua jepni kurrë kartat e kreditit apo të debitit personave me varësi nga kumari. Nëse keni mundësi, duhet t’i hiqni autorizimet e llogarisë për personin me varësi nga kumari.

Merrni këshillë për situatën me paratë dhe borxhet në rast varësie nga kumari në një qendër konsulence për varësinë apo për borxhet.

Si i afërm i personit, informohuni tek ofruesi i lojërave të kumarit për mundësinë e një përjashtimi nga një palë e tretë. Kjo e pengon personin në fjalë të marrë pjesë në ofertat e kazinove në Lihtenshtajn.