SOS-Závislosť na gamblingu
0800 040 080

Sebapoznávací test Albánsky (DSGVO)

Spielerschutz.li

Sebapoznávací test Albánsky (DSGVO)

Spielerschutz.li

Sebapoznávací test Albánsky (DSGVO)

A keni problem me kumarin? Ky test mund t’ju ndihmojë të gjeni përgjigjen ndaj pyetjes.

Përgjigjuni të gjitha pyetjeve me po ose jo. Vlerësimi ju jep një ide nëse ju duhet të kërkoni ndihmë profesionale ose nëse mund t’i përballoni shprehitë tuaja për lojëra.

Pyetja: 1
Pyetja 1 / 10
A ndodh shpesh që qëndroni duke luajtur më gjatë se sa ç'kishit parashikuar fillimisht?
Pyetja: 2
Pyetja 2 / 10
A mendoni shpesh për të vajtur në kazino? (p.sh. nëse shkoni në kazino në vend të punës apo të detyrimeve të tjera)
Pyetja: 3
Pyetja 3 / 10
A keni vërejtur një ndryshim se luani për shuma gjithnjë e më të larta dhe shpenzoni më shumë kohë në kazino?
Pyetja: 4
Pyetja 4 / 10
A keni luajtur shpesh më shumë se sa keni dashur konkretisht? Apo a keni vajtur në kazino edhe kur keni dashur të shkëputeni prej saj?
Pyetja: 5
Pyetja 5 / 10
Nëse jeni përpjekur të shkoni më pak në kazino apo të merrni më pak para loje me vete, a keni qenë nervozë dhe të shqetësuar?
Pyetja: 6
Pyetja 6 / 10
A luani shpesh për të hequr mendjen nga problemet e tjera (puna, marrëdhëniet, etj.?
Pyetja: 7
Pyetja 7 / 10
Nëse luani: A kërkoni shpesh t'i rifitoni paratë e humbura?
Pyetja: 8
Pyetja 8 / 10
A keni thënë shpesh se keni fituar para kur në fakt keni keni humbur?
Pyetja: 9
Pyetja 9 / 10
A keni humbur ndonjëherë një marrëdhënie të rëndësishme, një punë, një vend trajnimi apo një mundësi promocioni për shkak të lojës?
Pyetja: 10
Pyetja 10 / 10
Nëse keni humbje gjatë një loje që nuk mund ta përballoni, a keni njerëz në rrethin e ngushtë familjar apo shoqëror që t'ju ndihmojnë nga ana materiale për të zgjidhur problemet?

    captcha
    Ak ste človek, vyberte obrázok Pohár .